Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ronaldo i frikësohet Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaqaa
Administrator-.ManUTD
Administrator-.ManUTD
Shaqaa


Numri i postimeve : 264
Join date : 23/05/2009
Age : 30
Location : Veterrnik,Prishtin

Ronaldo i frikësohet Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Ronaldo i frikësohet Shqipërisë   Ronaldo i frikësohet Shqipërisë Icon_minitimeThu Jun 04, 2009 12:07 am

Cristiano Ronaldo thotë se Portugalia nuk do të kualifikohet për Kampionatin botëror 2010, nëse nuk fiton kundër Shqipërisë në Tiranë të shtunën.

Ai ka paralajmëruar ekipin për rrezikun që do të paraqesin kuqezinjtë dhe përballjen e vlerëson shumë të vështirë.

Cristiano Ronaldo e di se Portugalia mund të mos kualifikohet për Kampionatin botëror 2010 dhe se rrezikun kryesor e paraqet Shqipëria.

Portugalisë i duhet domosdo të fitojë në Tiranë të shtunën dhe ylli i Manchester United, Ronaldo është i vetëdijshëm se kombëtarja e tij mund të eliminohet nëse nuk merr pikë të plota nga kjo përballje.

Ekipi i Carlos Queiroz është në pozitë të vështirë pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet në Grupin 1 dhe gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë, shtatë më pak se liderët Danimarka dhe Hungaria.

“Duhet të reagojmë pozitivisht sepse jemi të vetëdijshëm se në rast se nuk fitojmë kundër Shqipërisë, atëherë kualifikimi do të rrezikohet”, ka thënë Ronaldo i cili takimin e së shtunës e vlerëson si vendimtar për shanset e Portugalisë që të kualifikohet për Kampionatin botëror 2010. “Nuk do të luajmë në Kampionatin botëror nëse nuk fitojmë kundër Shqipërisë”, shtoi ai.

Ronaldo është optimist në kualitetet e ekipit të tij, por insiston se ata ende nuk kanë dëshmuar këtë, ndërsa ka paralajmëruar rrezikun që do të paraqesin kuqezinjtë të cilët nuk kanë asgjë për të humbur, pasi tashmë i janë shuar shpresat për kualifikim në garën e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Afrikën Jugore.

“Jemi ekip i mirë dhe grup i shkëlqyeshëm i futbollistëve, por këtë ende nuk e kemi dëshmuar. Nganjëherë shtetet dhe klubet kalojnë në periudha të vështira dhe të ndryshueshme dhe kjo ndodhi me ne disa muaj më parë. Shqipëria paraqet sfidë të vështirë pasi së fundi kanë emëruar selektor të ri (kroatin Josip Kuze) dhe do të japin maksimumin për të fituar”, përfundoi futbollisti më i mirë në botë i vitit 2008.

Portugalia ka luajtur baras pa gola në shtëpi kundër Shqipërisë me 10 futbollistë në tetor të vitit të kaluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://manutd-ks.albanianforum.net
 
Ronaldo i frikësohet Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ronaldo: Do të rikthehem te Man Utd
» Cristiano ronaldo rekordi i ri
» Ronaldo vlen sa 900 apartamente
» Robson: Ronaldo nuk zëvendësohet
» Ronaldo: Man Utd nuk e harroj kurrë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Manchester United :: Lajme Per ManUTD-
Kërce tek: