Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Aleks Ferguson në sulm!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaqaa
Administrator-.ManUTD
Administrator-.ManUTD
Shaqaa


Numri i postimeve : 264
Join date : 23/05/2009
Age : 30
Location : Veterrnik,Prishtin

Aleks Ferguson në sulm! Empty
MesazhTitulli: Aleks Ferguson në sulm!   Aleks Ferguson në sulm! Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 3:56 am

Sër Aleks Ferguson nuk është një menaxher dosido, ka fituar 11 tituj kampion me Mançesterin dhe e di mirë se ç’duhet të bëjë në epokën e re “without CR7” në ekip. Vitin e kaluar e pengoi një kalim të tillë, ndërsa këtë vit nuk rezistoi fare. Bëhet fjalë për një “plakush” që ka ditur të ndërtojë ekipe kampione edhe me largimin e yjeve më të mirë si: Kantona, Stam, Roi Kin, Bekam, Nistelroj etj.

Shitja e Ronaldos për 94 milionë euro i lejon Fergit një skenar multidimensional për ekipin e ardhshëm. Ronaldo nuk ishte vetëm lojtari më i mirë i ekipit, por dikush që shënonte 30 gola në sezon. Çështja është si ta zëvendësojë yllin portugez? Si t’i riinvestojë 94 milionët? Për merkaton verore Mançesteri kishte programuar 30 milionë, shtoji edhe 94 të ardhura nga Ronaldo, shuma bëhet mëse e konsiderueshme. Këto para nuk do investohen vetëm në nj lojtar, si stili i Realit, vetëm Ibra në rast se shkon në Angli mund të kushtojë nj shifër të lartë, objektivat e tjera do të jëenë në disa reparte të fushës.

Lëvizja më logjike është blerja e Tevezit që pëlqehet nga tifozët pasi di edhe të shënojë. 30 milionë është shuma që kërkon Kia Joorachabian, agjenti i lojtarit. Me Berbatov dhe Runi nç sulm, me njç Makeda të ri që mund të shpërthejë, Mançester duke t i mbuluar në sulm. Alternativë e vetme mund të jetë Benzema, ose paratë do të shpenzohen për mesfushorë të talentuar si Riberi.

Tani mbetet të shikojmë lëvizjet e Fergit, ai planet i ka të qarta në kokë, nuk harxhon as kohë për të negociuar shumë, pasi paratë nuk i mungojnë, kësaj here jo që jo...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://manutd-ks.albanianforum.net
 
Aleks Ferguson në sulm!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferguson nuk nxiton
» Ferguson: E doja Benzeman
» Ferguson: Nuk ka më transferime
» Ferguson nuk dëshiron sulmues
» Ferguson mbyllë transferimet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Manchester United :: Lajme Per ManUTD-
Kërce tek: