Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ronaldo i meritoi paratë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaqaa
Administrator-.ManUTD
Administrator-.ManUTD
Shaqaa


Numri i postimeve : 264
Join date : 23/05/2009
Age : 30
Location : Veterrnik,Prishtin

Ronaldo i meritoi paratë Empty
MesazhTitulli: Ronaldo i meritoi paratë   Ronaldo i meritoi paratë Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 3:41 pm

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka përjashtuar brengat rreth ofertës rekorde të Real Madridit për Cristiano Ronaldon duke theksuar se ajo demonstroi popullaritetin në rritje të sportit. Blatter në të kaluarën ka qenë kundër shpenzimeve të mëdha në futboll por gjatë një konference për shtyp në Johannesburg, ai ka theksuar se nuk ka parë asgjë të keqe rreth ofertës së Real Madridit prej 94 milionë eurosh për yllin portugez. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini reagoi ashpër ndaj ofertës së bashku me zyrtarë të tjerë sportivë.

Por, Blatter ka thënë: “Çka do të thonë 94 milionë euro, kur 10 vjet më parë një futbollist me të njëjtin emër (Ronaldo i Brazilit) kaloi në një klub për 50 milionë dollarë. Kjo tregon se ende ekziston kërkesa ndaj angazhimit të yjeve”. Ai shtoi: “Jemi në afat kalimtar të ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike por futbolli mbetet produkt i shkëlqyeshëm jo vetëm për të blerë ose shitur por një produkt, i cili u sjell njerëzve atë që dëshirojnë – emocionet.

Ata i donë yjet. 10 vjet më parë një pikturë e Picassos ishte shitur për 100 milionë funta. Dhe çka ndodhi me atë pikturë? E kanë fshehur diku ku askush nuk mund ta merrte ku askush nuk mund ta sheh. Por, ju mund t’i shihni futbollistët një ose dy herë në javë, ai është yll”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://manutd-ks.albanianforum.net
 
Ronaldo i meritoi paratë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ronaldo: Do të rikthehem te Man Utd
» Perez: rendin e ka Ronaldo
» Problemet e para Kaka-Ronaldo
» Cristiano ronaldo rekordi i ri
» Ronaldo vlen sa 900 apartamente

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Manchester United :: Lajme Per ManUTD-
Kërce tek: