Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ronaldo: Nëse nuk fitojmë në Tiranë, se meritojmë të shkojmë në Botëror

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaqaa
Administrator-.ManUTD
Administrator-.ManUTD
Shaqaa


Numri i postimeve : 264
Join date : 23/05/2009
Age : 30
Location : Veterrnik,Prishtin

Ronaldo: Nëse nuk fitojmë në Tiranë, se meritojmë të shkojmë në Botëror Empty
MesazhTitulli: Ronaldo: Nëse nuk fitojmë në Tiranë, se meritojmë të shkojmë në Botëror   Ronaldo: Nëse nuk fitojmë në Tiranë, se meritojmë të shkojmë në Botëror Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 2:13 pm

Sipas yllit të Mançester Junajtid, tri pikët me Shqipërinë do t‘i siguronin "pushime të qeta"


Kristiano Ronaldo nuk e ndjen presionin në të cilin ndodhet përfaqësuesja e Portugalisë, kur mungojnë vetëm katër ditë nga sfida kundër Shqipërisë. Luzitanët duhet të fitojnë me patjetër më 6 qershor në "Qemal Stafa", për të qëndruar në garën drejt fazës finale të Kupës së Botës 2010. Për lojtarin e Mançester Junajtid, ka ardhur momenti që ekipi të tregojë vlerat e tij, pasi "Portugalia është skuadra më e mirë e Grupit 1 eliminator".

Mesfushori ka hedhur pas krahëve humbjen zhgënjyese në finalen e Ligës së Kampioneve. Tashmë, ai kërkon fitoren në Tiranë, në mënyrë që më pas "të shkojmë të qetë me pushime". Menjëherë sapo mbërriti në hotelin ku portugezët janë grumbulluar dhe po stërviten për sfidën e së shtunës, pas Hugo Almeidës dhe Simao Sabrozës, Kristiano Ronaldo deklaroi: "Humbja në Champions me Barcelonën nuk ishte e lehtë për t‘u harruar. Askujt nuk i pëlqen të humbasë, mua personalisht nuk më pëlqen të humbas. Ai zhgënjim ka lënë shenjë, por tashmë e kam kaluar". 24-vjeçari mendon se kundër kuqezinjve të Josip Kuzhe "nuk do të jetë e thjeshtë", edhe pse fitorja anon më shumë në krahun e Portugalisë. "Kemi shpresë se do të marrim një rezultat pozitiv. Jemi të vetëdijshëm se nëse nuk fitojmë, do të jemi pothuajse jashtë garës për t‘u kualifikuar në Kupën e Botës", shtoi "o capitão". "Megjithatë, nëse nuk fitojmë me Shqipërinë, unë do të thosha se nuk e meritojmë të luajmë në Afrikën e Jugut. Ka shumë presion, të gjithë presim që të fitojmë, por kjo është pjesë e futbollit dhe skuadra jonë ka lojtarë me eksperiencë". I përkëdheluri i Sër Aleks Ferguson ka shumë besim te marrja e tri pikëve, pasi luzitanët kanë një kontingjent "fenomenal", "spektakolar" dhe "skuadrën më të mirë të grupit eliminator, edhe pse deri më tani nuk jemi paraqitur si të tillë".

Edhe lojtari i Çelsit, Deko, deklaroi se Portugalia është e vetëdijshme për rëndësinë e ndeshjes kundër Shqipërisë. Fantazisti mungoi në përballjen e parë të luajtur në tetor 2008, e cila përfundoi në barazim 0-0. "Është një sfidë e komplikuar, sepse kërkojmë fitoren, por e dimë që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë në fushën e saj. Gjithsesi, ne do të shkojmë atje për të marrë tri pikë të plota". Sipas mesfushorit, që sezonin e ardhshëm mund të luajë tek Interi "sekreti për t‘u kualifikuar në Botërorin 2010 është loja e bukur dhe arritja e fitoreve".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://manutd-ks.albanianforum.net
 
Ronaldo: Nëse nuk fitojmë në Tiranë, se meritojmë të shkojmë në Botëror
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Real
» Ronaldo: Do të rikthehem te Man Utd
» Ronaldo: Man Utd nuk e harroj kurrë
» Ronaldo i meritoi paratë
» Ronaldo: Kënaqem kur më fishkëllojnë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Manchester United :: Lajme Per ManUTD-
Kërce tek: