Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Real

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaqaa
Administrator-.ManUTD
Administrator-.ManUTD
Shaqaa


Numri i postimeve : 264
Join date : 23/05/2009
Age : 30
Location : Veterrnik,Prishtin

Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Real Empty
MesazhTitulli: Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Real   Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Real Icon_minitimeSat May 23, 2009 4:18 am

Të mërkurën e ardhshme trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson, do të mundohet të fitojë trofeun e tij të tretë në Ligën e Kampionëve, kur skuadra e tij do të ballafaqohet me Barcelonën, në finalen e Romës.

“Të gjithë përbërësit e nevojshëm për finalen historike janë të pranishëm, prandaj jam i bindur se do të shohim një futboll të klasit më të lartë. Do të luajnë dy skuadra me përplot talente të futbollit, kurse shpresoj se pas ndeshjes do të jemi ne ata që do të kemi arsye për të festuar”, ka pohuar Ferguson për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Sa më i suksesshëm që je, njerëzit dhe mediat kërkojnë më shumë nga ju, kurse që në dështimin e parë ju sulmojnë me tituj bombastikë si: ‘Fundi i Fergusonit’ apo ‘Koha për pension’”, ka nënvizuar Ferguson.

Ndërkohë në pyetjen se çfarë mendon për situatën momentale në Real Madrid, përkatësisht rreth gjurmimit të tyre për trajner, ai është përgjigjur: “A e dini ju se sa vjeç jam unë? Unë, nuk do t’i bashkohem Realit dhe as që do të lejoj Kristiano Ronaldon të shkojë atje”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://manutd-ks.albanianforum.net
 
Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Real
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ronaldo: Nëse nuk fitojmë në Tiranë, se meritojmë të shkojmë në Botëror
» ZYRTARE: Cristiano Ronaldo nënshkruan me Real Madridin
» Aleks Ferguson në sulm!
» Ferguson: Nuk ka më transferime
» Ferguson nuk nxiton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Manchester United :: Lajme Per ManUTD-
Kërce tek: